Përdorte profile false për të kërcënuar e përndjekur duke kërkuar para, pranga 24-vjeçarit në Tiranë
Një 24-vjeçar është arrestuar pasi përndiqte dhe kërcënonte përmes rrjeteve sociale me qëllimin për t’i marrë para. Për ta bërë këtë, Klevis Gega përdorte profile të rreme. I riu është arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës teksa po merrte paratë. Shuma i është sekuestruar bashkë me 2 celularë. Njoftimi i policisë: Përndoqi dhe kanosi një shtetas, nëpërmjet profileve të falsifikuara në rrjete sociale, me qëllim për t’i marrë një shumë parash, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari. Pas marrjes njoftim se një shtetas, në mënyrë të përsëritur, përndiqte dhe kanoste nëpërmjet platformave virtuale një shtetas, duke i kërkuar një shumë parash, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan...
Burimi:
sot.com.al