Zjarri kërcënon “kurorën e gjelbër” të Pukës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarri kërcënon “kurorën e gjelbër” të Pukës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Kurora e gjelbër e qytetit të Pukës është rrezikuar seriozisht mëngjesin e kësaj të marte, pasi një vatër zjarri përfshiu një pjesë të sipërfaqes së pyllëzuar. Dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, ndërsa përballë flakëve kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet zjarrfikëse të Pukës, të ndihmuara edhe nga banorët e lagjes Laçaj. Ndërhyrja e shpejtë bëri të mundur vënien nën kontroll të flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre dhe marrjen e përmasave më të mëdha. Kurora e Pukës, e karakterizuar kryesisht nga drurë pishe, konsiderohet një prej pasurive natyrore më të çmuara të qytetit. Prej vitesh, banorët kanë kontribuar në mbrojtjen e kësaj zone nga zjarret. Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që një zjarr kërcënon seriozisht këtë hapësirë të...