Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të martë
Ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet të jetë i kthjellët me vranësira të pakta deri mesatare në orët e mesditës deri pasdite përgjatë relieveve malore.Era me drejtim veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhezonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Burimi:
sot.com.al