Krujë/ Zjarri në fshatin Zidoll rrezikoi depot e eksplozivit, rinis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e plotë të flakëve

Krujë/ Zjarri në fshatin Zidoll rrezikoi depot e eksplozivit, rinis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e plotë të flakëve

Zjarri që ra dje në fshatin Zidoll dhe rrezikoi depot e eksplozivit dhe qytetin antik ilir të ‘Albanopolis-it është drejt shuarjes së plotë. Mëngjesin e sotëm ka rinisur ndërhyrja me dy helikopterë. Ndërkohë në lagjen Boje po punojnë për shuarjen e vatrave aktive forcat zjarrfikëse së bashku me ushtrinë. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në banesa, por vetëm dëme të florës dhe faunës.