Dyshohet se lejuan ndërtimin e godinës 5-katëshe pa leje në Himarë, procedohen drejtuesit e komisariatit. Dy të ndaluar dhe dy në kërkim
Katër punonjës të Policisë së Shtetit janë proceduar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në lidhje me rastin e ndërtimit të objektit pesëkatësh pa leje në Himarë, i cili u shemb nga IKMT. Sipas AMP-së, nga hetimet e deritanishme rezulton se në këtë rast është përfshirë zinxhiri komandues i strukturave policore të Komisariatit të Policisë Himarë. Dy prej punonjësve janë ndaluar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. “Njoftim për shtyp. Pas ngjarjes së ndërtimit të një objekti pa leje në Himarë 5 katësh, i cili u shemb nga IKMT dhe veprimet e para proçedurale u kryen nga Policia e Shtetit dhe arrestuan në flagrancë poseduesin e ndërtesës. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijon veprimet hetimore për dokumentimin e...
Burimi:
syri.net