HARTA e zjarreve në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin, 25 vatra në 24 orë: Aksion me 365 forca dhe 4 helikopterë, 5 ende aktive

HARTA e zjarreve në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin, 25 vatra në 24 orë: Aksion me 365 forca dhe 4 helikopterë, 5 ende aktive

Rrezikshmëria e zjarreve në Shqipëri mbetet e lartë dhe orë pas ore shfaqen edhe vatra të reja. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri në të gjithë vendin, pjesa më e madhe e të cilave janë shuar. Aktualisht, 5 vatra mbeten aktive, ndërsa një zonë vijon të jetë nën monitorim. Ministria e Mbrojtjes ka bërë  bilancin e situatës, ndërsa njofton se në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 37 automjete zjarrfikëse dhe 365 forca operacionale. Në mbështetje të tyre kanë vepruar edhe 158 efektivë të Forcave të Armatosura, me 10 mjete dhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore. Në Krujë vijon operacioni në zonat Abaze dhe Krastë–Halil. Ndërhyrja nga ajri me helikopterë ka ndihmuar në frenimin e përhapjes së flakëve dhe aktualisht...