“Sot nis një kapitull i ri”- Gjimshiti bëhet zyrtarisht “sheik”, kalon në Arabinë Saudite! Mesazhi: Atalanta gjithnjë në zemrën time!

“Sot nis një kapitull i ri”- Gjimshiti bëhet zyrtarisht “sheik”, kalon në Arabinë Saudite! Mesazhi: Atalanta gjithnjë në zemrën time!

Pas tetë vite e gjysmë, 334 ndeshjeve, lojtari i 4-ët me më shumë ndeshje në historinë e Atalantës, Berat Gjimshiti largohet nga Bergamo për të nisur një aventurë të re në Arabinë Saudite. Qendërmbrojtësi kuqezi transferohet tek ekipi i Al-Diriyah me titull definitiv për 3 milionë euro duke firmosur një kontratë 2-vjeçare. Në këtë periudhë, Gjimshiti u kthye në një lider absolut tek Atalanta, një nga lojtarët më të vlerësuar në Serie A. Gjimshiti nuk largohet duar bosh pasi bëri historinë duke fituar për herë të parë një trofe evropian si Europa League. Pas prezantimit zyrtar tek Al-Diriyah, Gjimshiti reagoi me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale duke shprehur të gjithë mirënjohjen për ekipin e Atalantës: “Sot nis një kapitull të ri,...