E bujshme nga Argjentina, pas vdekjes së babait Lionel Messi merr pushim të pacaktuar në afat! I duhet kohë për të rikuperuar dhimbjen

E bujshme nga Argjentina, pas vdekjes së babait Lionel Messi merr pushim të pacaktuar në afat! I duhet kohë për të rikuperuar dhimbjen

Sipas ‘Footmercato’ dhe shtypit argjentinas, Lionel Messi ka vendosur të pezullojë për një kohë të pacaktuar karrierën e tij si futbollist, në mënyrë që t’i përkushtohet familjes pas vdekjes së fundit të babait të tij, Jorge. Jorge Messi, i cili ndërroi jetë në moshën 68 vjeç në Rosario pas një beteje disamujore me një sëmundje, ishte shtylla, këshilltari i parë dhe menaxheri i superyllit argjentinas gjatë gjithë karrierës së tij si futbollist. Humbja e tij shkaktoi trishtim të thellë për legjendën e Albiceleste, i cili menjëherë ndërpreu detyrimet e tij me Inter Miami për t’u rikthyer në qytetin e tij të lindjes. Pas funeralit të babait të tij, Messi zgjodhi të qëndronte në Argjentinë pranë nënës, vëllezërve dhe motrave, gruas dhe fëmijëve të tij, duke...