Hormuzin e kontrollojmë ne/ Trump beson, por ngushtica mbetet ende e mbyllur

Hormuzin e kontrollojmë ne/ Trump beson, por ngushtica mbetet ende e mbyllur

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara kontrollojnë “100 për qind” Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës në botë. Megjithatë, kjo deklaratë nuk duhet interpretuar si konfirmim se ngushtica është hapur plotësisht dhe se lundrimi tregtar është rikthyer në normalitet. Vetë Trump pranoi se Irani vazhdon të ketë mundësi të shkaktojë probleme në këtë zonë. Ndërkohë, Teherani deklaron se rruga ujore nuk do të hapet pa u plotësuar disa kushte politike dhe ekonomike nga Uashingtoni. Irani dhe Omani po negociojnë për krijimin e korridoreve të reja të lundrimit, por deri tani nuk është shpallur një marrëveshje përfundimtare që garanton kalimin e lirë dhe të sigurt të anijeve. Pra, në këtë fazë kemi dy realitete të ndryshme:...