Vrau me thikë këngëtarin e njohur grek, Gjykata e dënon të miturin vetëm me 8 vite burgim!

Vrau me thikë këngëtarin e njohur grek, Gjykata e dënon të miturin vetëm me 8 vite burgim!

Gjykata e Greqisë për të Mitur i dha tetë vjet burg 17-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e këngëtarit të njohur nga Karditsa, Giorgos Tsitoglou. Njëkohësisht, siç raporton ERT, gjykata, pas një propozimi nga Prokurori, e shpalli të pafajshëm një 16-vjeçar, i cili përballej me krimin e bashkëpunimit në vrasje. Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura. Kujtohet se këngëtari Giorgos Tsitoglou u gjet i therur mëngjesin e 22 marsit 2026, në zonën Kaminades të Karditës. Sipas informacioneve, ai ndodhej në një banesë, ku e kishin vizituar dy të rinj. Për arsye që u hetuan nga Autoritetet, pasoi një debat i ashpër. Situata u përshkallëzua dhe këngëtari u sulmua me thikë, duke rezultuar në plagosjen fatale. Pas incidentit të përgjakshëm, dy të rinjtë u larguan nga...