Zbulohen detajet e marrëveshjes së re për Marash Kumbullën, transferim mes lojtarëve të Kombëtares

Zbulohen detajet e marrëveshjes së re për Marash Kumbullën, transferim mes lojtarëve të Kombëtares

Marash Kumbulla është prezantuar dy ditë më parë si futbollisti më i ri i Rajo Vajekanos, pasi ka finalizuar huazimin nga radhët e Romës te klubi spanjoll. Ajo që është bërë publike deri tani, ishte se Rajo Vajekano kishte një opsion për blerjen në fund të sezonit të mbrojtësit të Kombëtares shqiptare dhe Fabricio Romano ka publikuar detajet e kësaj marrëveshje mes klubeve. Sipas tij, klubi spanjoll mund të blejë Kumbullën për 2,5 milionë euro në fund të sezonit nga Roma, ndërsa klubi italian do të zotërojë edhe 10% të një shitje të mundshme të tij në të ardhmen. Kjo është një shifër shumë më e ulët se ajo për të cilën Roma bleu lojtarin nga Verona në vitin 2020. Asokohe, Roma shpenzoi në total...