Dinamo po menaxhon si duhet talentet në merkato, synohet sukses edhe në Conference League
Adriatik BALLA Dinamo dhe Egnatia janë dy skuadrat e Superiores tonë që e vijojnë ende rrugëtimin e tyre në fazën parakualifikuese në kompeticionet e UEFA-s. Egnatia e nisi në Champions League e tani ndodhet në raundin e tretë të Ligës së Europës. Por e ka humbur thellë ndeshjen e parë, kurse Dinamo ka humbur ngushtë 1-0 dhe ka një shans për përmbysje në duelin e kthimit me letonezët e Audas. Nga ana tjetër, “nëndetësja” po synon të bëjë edhe goditje në treg duke afruar lojtarë cilësorë, por po i menaxhon mjaft mirë edhe shitjet, ku para pak ditësh bëri një sensacion në këtë drejtim. Janë edhe mediat sportive që i qartësojnë shifrat e një shitjeje të bujshme, por duket se klubi nuk do të ndalet...
Burimi:
sot.com.al