Qëndrimi/ Gallatasarai vendos ta mbajë Osimhen në radhët e veta
Gallatasarai nuk dëshiron ta vendosë sulmuesin nigerian Viktor Osimhen në treg, pasi e konsideron atë një futbollist të domosdoshëm për projektin e skuadrës. Ai është bërë njëri prej lojtarëve kryesorë të Gallatasarait që prej transferimit të tij dhe paraqitjet e tij i kanë bindur drejtuesit se largimi i tij nuk është një opsion i dëshiruar. Lojtari ka tërhequr interesimin e disa klubeve evropiane, madje lidhet me një rikthim të mundshëm në Serie A, Premierligë, La Liga, etj. Megjithatë, Gallatasarai nuk e ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga ylli i tij. Klubi turk e konsideron Osimhenin një element thelbësor të skuadrës dhe synon ta mbajë atë në Stamboll. Osimhen iu bashkua përfundimisht Gallatasarait në verën e vitit 2025 nga Napoli për 75 milionë euro, duke...
Burimi:
sot.com.al