Lorik Cana rrëfehet në “Legjendat flasin”, sqaron karrierën e tij në kanalin e federatës

Lorik Cana rrëfehet në “Legjendat flasin”, sqaron karrierën e tij në kanalin e federatës

Lorik Cana ishte prej vitesh rekordmeni i Kombëtares sa i takon numrit të ndeshjeve me fanellën kuqezi, plot 93 të tilla. Këtë rekord e theu Elseid Hysaj vitin e kaluar e tani shkodrani ka kapur edhe shifrën e 100 ndeshjeve me përfaqësuesen. E megjithatë, Cana mbetet figurë ikonike në ekipin kombëtar, pasi ishte i pari si kapiten kuqezi që shkoi në një Europian. Ndërkohë, rubrika “Legjendat Flasin” sjell në episodin e radhës një nga emrat më të rëndësishëm të futbollit shqiptar, Lorik Canën. Ish-kapiteni i Kombëtares flet në një intervistë për fshf.org mbi rrugëtimin e tij në futboll, duke nisur nga hapat e parë të karrierës e deri te mbyllja e saj në vitin 2016. Në intervistë, Cana ndalet te eksperiencat me klubet ku është...