Letra e pazakontë e tre konfederatave për vendet anëtare: Udhëheqja në futboll nuk është pronë

Letra e pazakontë e tre konfederatave për vendet anëtare: Udhëheqja në futboll nuk është pronë

Adriatik BALLA Në vijim të zhvillimeve të fundit në lidhje me qeverisjen dhe proceset vendimmarrëse në FIFA gjatë javëve të fundit, UEFA, AFC dhe CONCACAF kanë publikuar një letër të përbashkët drejtuar familjes së futbollit. Në këtë letër, tre konfederatat paraqesin qëndrimin e tyre mbi çështjet e ngritura së fundmi, duke vënë theksin te parimet e integritetit, transparencës, llogaridhënies dhe qeverisjes së mirë në futboll. “E dashur familje e futbollit! Futbolli është pasioni më i madh i përbashkët në botë. Ai nuk i përket asnjë individi dhe asnjë institucioni. Ai u përket lojtarëve, tifozëve, klubeve, federatave anëtare dhe çdo institucioni të ngarkuar me mbrojtjen e së ardhmes së tij. Ndaj në këtë frymë, si konfederata që përfaqësojnë anëtarët e tyre, sot flasim kolektivisht. Rritja gjatë...