Hidrovori në Hamallaj, UKD: Nuk ka shkarkime ujërash të ndotura në det
Në lidhje me problematikën e raportuar për shkarkimin e hidrovorit në Hamallaj, në zonën e Gjirit të Lalzit, Shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës (UKD) sqaron se në det nuk shkarkohen ujëra të ndotura. Sipas informacionit të përcjellë, ujërat e ndotura trajtohen në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura, i cili funksionon 24 orë në 24. Pas procesit të trajtimit, shkarkimi kryhet sipas parametrave të përcaktuar në Përroin e Tarinit. Sa i përket ngjyrës së errët të konstatuar në dalje të kanalit të hidrovorit, institucioni e lidh këtë fenomen me lëvizjet e baticës dhe zbaticës. Sipas tyre, këto lëvizje kanë krijuar përzierje mes ujit të detit dhe ujit të kanalit, ku gjenden baltë, llum dhe sedimente të tjera. Autoritetet mohojnë kategorikisht praninë e shkarkimeve të...
Burimi:
gijotina.com