Zjarri kërcënon ‘kurorën e gjelbër’ të Pukës, dyshohet se është i qëllimshëm

Zjarri kërcënon ‘kurorën e gjelbër’ të Pukës, dyshohet se është i qëllimshëm

Kurora e gjelbër e qytetit të Pukës është rrezikuar seriozisht mëngjesin e kësaj të marte, pasi një vatër zjarri përfshiu një pjesë të sipërfaqes së pyllëzuar. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, ndërsa për shuarjen e tyre kanë punuar shërbimi zjarrfikëse i Pukës, të ndihmuar edhe nga banorët e lagjes Laçaj. Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që një zjarr kërcënon seriozisht këtë hapësirë të gjelbër, e cila shtrihet në qindra hektarë rreth qytetit të Pukës. Ndërkohë, Policia ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit dhe për të verifikuar dyshimet për një zjarrvënie të mundshme të qëllimshme. gijotina.com/