Çmimet marrin ‘zjarr’ në korrik, ushqimet kryesojnë rritjen/ Në kulmin e prodhimit vendas, perimet shtrenjtohen me 10%
Me të njëjtën shumë parash shqiptarët po blejnë më pak ushqime apo mallra të tjera. Kostot e jetesës u rritën edhe më shumë në korrik thotë INSTAT pasi inflacioni arriti në 3.4%, shifra më e lartë në 2 vite e gjysmë. Ushqimet kryesojnë me ndikimin më të madh në rritjen e inflacionit me 1.18%, praktikisht gati 50% e inflacionit vjen si rezultat i shtrenjtimit të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike. Pas tyre renditen shpenzimet për qira, ujë, energji elektrike, me 0.83 pikë përqindje ku peshën më të madhe prej muajsh në këtë grup vijon ta mbajë shtrenjtimi i qirave të apartamenteve. Grupi i tretë transporti me kontribut në inflacion me 0.52 pikë përqindje, për shkak se u përshkallëzuan tensionet në Lindjen e Mesme, e për pasojë...
Burimi:
sot.com.al