Ministri serb i përgjigjet Ramës: Kosova ndodhet brenda kufijve të Serbisë, të njohura nga OKB-ja

Ministri serb i përgjigjet Ramës: Kosova ndodhet brenda kufijve të Serbisë, të njohura nga OKB-ja

Ministri serb i Integrimit Europian, Nemanja Staroviç, reagoi ndaj postimit të kryeministrit Edi Rama, i cili kishte reaguar nga ana e tij ndaj deklaratave të ardhura nga Beogradi në lidhje me Kosovën dhe lumin Ibër, si dhe përfshirjen e Shqipërisë në debat. Në platformën “X”, Staroviç shkruan: “Toni është sharmant në maksimum, por kjo nuk mund të fshehë shmangien e çështjes më thelbësore: Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila mbetet ende në fuqi. Pikërisht këtu qëndron dobësia e këtij argumentimi, sado poetik të tingëllojë. Kosova* ndodhet brenda kufijve të Serbisë të njohur nga OKB-ja. Integriteti territorial dhe respektimi i kufijve duhet të jenë parime të qëndrueshme dhe të zbatohen njësoj për të gjithë — qoftë kur flasim...