E rëndë në Greqi, oficeri i policisë gjendet i vdekur në makinë, ja çfarë zbuluan ekspertët
Greqia fqinje u trondit nga një lajm i rëndë. Trupi i një oficeri 38-vjeçar të policisë në shërbim, u gjet i vdekur brenda një makine në Agios Dimitrios. Hetimet janë në kulmin e tyre, me autoritetet që po shqyrtojnë të gjitha mundësitë, pa dhënë ende shkak zyrtar. Oficeri i policisë, i cili shërbente në Nëndrejtorin e Patrullës së Athinës, u gjet në sediljen e shoferit, brenda automjetit të mbyllur, në kryqëzimin e rrugëve Pikrodafnis dhe Vouliagmenis. Sipas informacioneve nga burime policore, mjeku ligjor që ekzaminoi trupin e oficerit të policisë e përcaktoi vdekjen e tij në mënyrë makroskopike afërsisht 10 deri në 12 orë para zbulimit të tij. Sipas të njëjtave burime, mjeku ligjor gjeti edemë të rëndë pulmonare dhe shenja të hipoksisë (mungesë oksigjeni)....
Burimi:
ntv.al