PD: Rama jep 88.5 hektarë pasuri shtetërore për RAMS Albania me 1 euro dhe pa konkurrim, çështja do t’i referohet SPAK
Në një deklaratë për mediat, Sekretarja për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit në PD, Endira Bushati, denoncoi procedurën e ndjekur nga qeveria për projektin “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone”, duke akuzuar mazhorancën se ka vënë në dispozicion të një subjekti privat rreth 88.5 hektarë pasuri shtetërore me tarifën 1 euro/kontrata dhe pa një procedurë konkurruese. Bushati ngriti pikëpyetje mbi mënyrën e transferimit të pronës publike, përzgjedhjen e zhvilluesit dhe përfitimin e shtetit shqiptar, ndërsa paralajmëroi se Partia Demokratike do t’i drejtohet SPAK-ut për hetimin e plotë të procedurës. PD kërkon llogari për përdorimin e pasurisë publike dhe akuzon qeverinë Rama për mungesë transparence, konkurrencë dhe llogaridhënie. Deklarata: Partia Demokratike denoncon procedurën e ndjekur nga qeveria për projektin ‘Vlorë TEDA/RAMS Free Zone’, ku rreth 88.5...
Burimi:
syri.net