Zbulohet rrjet trafikimi koralesh në Egje, dyshohet për një ngarkesë me vlerë 800 mijë euro
Autoritetet greke kanë goditur një rrjet italian të kontrabandës së koraleve në ishullin Skopelos, në detin Egje. Sipas të dhënave të bëra publike, shtetas italianë dyshohet se kanë nxjerrë nga shtrati i detit korale të kuqe, me një vlerë të përllogaritur rreth 800 mijë euro. Ngarkesa dyshohet se do të transportohej drejt Italisë. Rasti është ende nën hetim, ndërsa autoritetet greke po verifikojnë edhe itinerarin që korali do të ndiqte pasi të largohej nga territori grek. Operacioni i fundit i Drejtorisë së Përgjithshme të Forcave të Kontrollit të Transaksioneve Financiare (DEOS) në Greqi lidhet me një problem më të gjerë që prek tregtinë e koraleve të kuqe në Mesdhe. Korali i kuq është mbledhur prej shekujsh në zona të ndryshme të Mesdheut dhe është pjesë...
Burimi:
syri.net