Amerika ul dozën në 11 vaksina, Trump firmos urdhrin: Ende nuk e dimë nëse lidhen me autizmin
Një epokë e re vaksinimi nis në Amerikë. Presidenti Donald Trump firmosi një urdhër ekzekutiv duke kërkuar më pak injeksione për fëmijët në vetëm 11 imunizime. “Shpallim zyrtarisht rekomandimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vaksinimin e fëmijëve sipas Standardit të Artë. Dhe kjo ka të bëjë me shumë subjekte, por duke përfshirë autizmin në veçanti”, theksoi presidenti Trump. Urdhri rekomandoi gjithashtu ndarjen e vaksinës së fëmijërisë kundër fruthit, shytave dhe rubeolës në tre doza dhe dhënien e dozave në vizita të ndara mjekësore. “Ndërsa nuk e dimë saktësisht se cili është shkaku në lidhje me autizmin, është thelbësore për përpjekjet tona kërkimore që të kemi rekomandimet më të mira për vaksinat në të gjithë botën. Pra, po i zvogëlojmë ato ose po i...
Burimi:
javanews.al