Çfarë shkruante Fauci privatisht? Publikohen mesazhet: Rrezik për gratë shtatzëna, nëse vaksinohen
Është bërë publike grupi i parë i mesazheve telefonike nga celulari zyrtar që përdorte më parë doktori Anthony Fauci në qeverinë amerikane. Senatorët republikanë Ron Johnson dhe Rand Paul publikuan informacionet në internet të hënën. Johnson dhe Paul thanë se telefoni i mëparshëm i Faucit përmbante më shumë se 34 mijë mesazhe. Ata publikuan 11 prej tyre, përfshirë biseda të zhvilluara në vitet 2020 dhe 2021, ku Fauci dhe persona të tjerë diskutonin rreth rreziqeve të mundshme që gratë shtatzëna mund të përballonin nëse vaksinoheshin. Më vonë, autoritetet arritën në përfundimin se, në përgjithësi, ishte e sigurt që gratë shtatzëna të vaksinoheshin. Johnson dhe Paul deklaruan se stafet e tyre po shqyrtojnë edhe materiale të tjera nga telefoni i Faucit dhe se do të publikojnë...
Burimi:
javanews.al