Durrës/ Lëvizte me pistoletë, pranga suedezit. Kapet edhe një 24-vjeçar, tentoi të vidhte një kasafortë
Një shtetas suedez u arrestua në zonën e Plazhit në Durrës pasi u kap duke lëvizur me një pistoletë dhe karikator të mbushur me fishekë, ndërsa një person tjetër u arrestua pasi tentoi të vidhte një kasafortë murale. Policia ka identifikuar edhe dy bashkëpunëtorë të dyshuar të tij, ndërsa njëri prej tyre është ndaluar dhe për tjetrin vijon puna për kapjen. Shtetasi suedez O. K., 29 vjeç, u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh. Gjatë kontrollit në çantën që mbante me vete, policia gjeti një armë zjarri, pistoletë, me karikator të mbushur me fishekë, të cilën dyshohet se e posedonte pa leje. Arma dhe municionet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në një tjetër rast, policia parandaloi vjedhjen e një...
Burimi:
javanews.al