“Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka vendosur në qendër të reflektimit të tij të fundit një parim të qartë: ta bësh drejtësinë më të kuptueshme për qytetarin nuk do të thotë të ndikosh mbi vendimet e saj. “Aty ku vepron gjyqtari dhe prokurori, ekzekutivi hesht”, shkruan Gogu në të parin nga tri shënimet që do të publikojë gjatë verës. Sipas tij, Ministri i Drejtësisë nuk gjykon çështje konkrete. Përgjegjësia e tij është të ndërtojë kushtet që sistemi të funksionojë, të shpjegohet dhe të matet, duke respektuar kufirin që përcaktojnë Kushtetuta dhe ligji. Gogu argumenton se pavarësia e drejtësisë dhe e drejta e qytetarit për ta kuptuar atë nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Përkundrazi, një vendim i pashpjeguar krijon hapësirë për keqinterpretim dhe dëmton besimin publik. Për ministrin,...
Burimi:
javanews.al