“Sulmet e Teheranit dështojnë çdo ditë”, Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria është renditur e para në botë në National Cyber Security Index (NCSI), me 98.33 pikë, duke e cilësuar rezultatin si një sukses historik në fushën e sigurisë kibernetike. Në një reagim të gjatë, Rama e lidh këtë arritje me sulmin kibernetik të korrikut 2022, kur infrastruktura digjitale shqiptare u godit nga një sulm i atribuar regjimit iranian. Sipas Ramës, pas sulmit Shqipëria nisi ndërtimin e një arkitekture të re të mbrojtjes kibernetike dhe forcimin e kapaciteteve profesionale. Ai thekson se vendi u ngjit nga vendi i 54-t në vitin 2023, në vendin e 15-të në vitin 2025, përpara se të arrinte sot në krye të klasifikimit botëror. Rama thotë se ky progres është bërë edhe në bashkëpunim me...
Burimi:
vizionplus.tv