“Po përpiqesha ta fikja zjarrin”, Prokuroria liron të moshuarin nga Kruja, Policia nuk kishte prova

“Po përpiqesha ta fikja zjarrin”, Prokuroria liron të moshuarin nga Kruja, Policia nuk kishte prova

“Po përpiqesha ta fikja zjarrin”, mësohet të jetë shprehur Qemal Berhami, i cili u ndalua nga policia nën dyshimin se kishte lidhje me zjarrin që përfshiu Krujën, por u lirua disa orë më vonë me urdhër të Prokurorisë. Sipas dëshmisë, i moshuari ka mohuar të ketë shkaktuar zjarrin dhe ka deklaruar se në momentin kur ka parë flakët, ka marrë një zorrë uji dhe është përpjekur t’i shuante. Lirimi i tij erdhi pasi Prokuroria e cilësoi ndalimin si të paligjshëm. Në fashikujt e Prokurorisë thuhet se nuk kishte prova që e implikonin 74-vjeçarin, ndërsa nuk ishte njoftuar organi i akuzës për ndalimin. Gjithashtu, Berhami rezulton të ketë qenë bashkëpunues me autoritetet. Vetë i moshuari ka dhënë edhe një version mbi mënyrën se si mund të...