Ndërlikohet pista Alvarez, Barça rikthen vështrimin nga Lautaro Martinez, vjen reagimi i “demit”

Ndërlikohet pista Alvarez, Barça rikthen vështrimin nga Lautaro Martinez, vjen reagimi i “demit”

Në Barcelonë, që nga dita kur vendosën të mos i ofronin Robert Lewandowski-t rinovimin e kontratës, drejtuesit e klubit kanë menduar për pasuesin e tij. Dëshira e tyre e parë dhe më e madhja ka qenë dhe mbetet Julian Alvarez, por njëkohësisht është edhe objektivi më i ndërlikuar, me Atletico Madrid që nuk preferon të futet fare në negociata. Së fundmi, Atletico shpërfilli një ofertë prej 150 milionë euro të ardhur nga Real Madrid, ndërsa ka një klauzolë largimi prej 500 milionë euro. Në këto kushte, të vetëdijshëm se t’i rrëmbejnë Atleticos “bomberin” argjentinas nuk do të jetë e lehtë, Barcelona është e detyruar të studiojë tregun për një tjetër opsion. Sipas mediave spanjolle, Deco i është rikthyer edhe një herë pistës Lautato Martinez, një...