CR7 thyen heshtjen për martesën “fantazmë” me Georginën, ndërhyn edhe… prifti

CR7 thyen heshtjen për martesën “fantazmë” me Georginën, ndërhyn edhe… prifti

Për të dytën fundjavë radhazi, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë bërë qendra e një buje të madhe mediatike. Në rrjetet sociale dhe mediat portugeze u përhap lajmi se çifti do të martohej në Katedralen e Funchal, por lajmi doli krejtësisht i pavërtetë. Megjithatë, më shumë se 2.000 kureshtarë u mblodhën para katedrales. Turma priste martesën e yllit të Al-Nassr, madje mbërritja e një Rolls-Royce rriti emocionet. Por nga makina zbriti Fátima Nicole Cunha Teixeira, një e re nga Madeira, e cila po martohej me Fábio Ramos. Situata u bë aq kaotike sa ndërhyri famullitari i katedrales, Don Marcos Gonçalves, duke sqaruar: “Brenda kishës nuk ishte planifikuar asnjë martesë mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodríguez. Bëhet fjalë vetëm për martesën e dy qytetarëve të tjerë...