“Aty e kuptova se ishin të përkëdhelur”; Mourinho e vendosi Real Madridin kundër gjithë botës…
Në Madrid, Mourinho mbërriti me një etiketë të rëndë; ishte njeriu më i urryer nga Barcelona: “Premtoj të mos ndryshoj dhe të mbetem vetvetja. Nëse Barcelona më urren, është problemi i tyre, jo imi”. Përballë tij ishte Guardiola, i cili e priti me respekt: “Ta kesh atë në La Liga është diçka e mrekullueshme, është një nga më të mirët në botë”. Por futbolli spanjoll dominohej nga Barça. Real Madridi kishte lojtarë të jashtëzakonshëm, por prej vitesh nuk arrinte ta kthente talentin në skuadër. Mourinho provoi dhe ia doli. Fillimi, megjithatë, ishte një makth. “El Clásico” e parë përfundoi 5-0 për Barcelonën e Messit. Mourinho e pa atë ndeshje si simbolin e gjithçkaje që duhej ndryshuar: “Reali ishte një skuadër fantastike, por nga pikëpamja e...
Burimi:
telesport.al