Trump mbron Infantinon nga sulmet: Zëvendësimi i tij në krye të FIFA-s do të ishte gabim kolosal
11 Gusht 2026 11:57 Alfred Lleshi Donald Trump ka dalë në mbrojtje të Gianni Infantinos, i akuzuar se ka tentuar t’ua shesë privatëve një pjesë të të drejtave të Botërorit. Presidenti amerikan shkroi në rrjetin social Truth: “FIFA do të bënte një gabim kolosal nëse, për çfarëdo arsyeje, do të merrte qoftë edhe në konsideratë idenë për ta zëvendësuar presidentin Gianni Infantino”. Në pamjet e fundit ku shfaqen së bashku, presidenti amerikan kërkon të qëndrojë në skenë gjatë festimit të Spanjës për të marrë vëmendjen, ndërsa kreu i FIFA-s përpiqet me elegancë ta largojë. “Ai është një figurë e jashtëzakonshme, – thekson Trump, – që sapo ka drejtuar Botërorin më të suksesshëm të të gjitha kohërave, me rezultate katër herë më të larta se ato...
Burimi:
telesport.al