Spanjë/ Sekuestrohen 1 mln euro të fshehura në kuti këpucësh poshtë krevatit, arrestohen dy vëllezërit e lidhur me mafien shqiptare të Dubait

Spanjë/ Sekuestrohen 1 mln euro të fshehura në kuti këpucësh poshtë krevatit, arrestohen dy vëllezërit e lidhur me mafien shqiptare të Dubait

Vijon mega-operacioni i përbashkët mes autoriteteve të Spanjës dhe Ekuadorit kundër një rrjeti të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të kokainës, i cili dyshohet se financohej nga një grup kriminal shqiptar. Në kuadër të operacionit, në La Rioja të Spanjës janë arrestuar dy vëllezër, të cilëve autoritetet u gjetën rreth 1 milion euro cash të fshehura në kuti këpucësh, poshtë krevatit. Sipas Njësisë Qendrore Operative (UCO), dy të arrestuarit dyshohet se kanë përdorur kompanitë e tyre për të futur në Evropë tonelata kokainë, me porosi të një rrjeti shqiptar me bazë në Dubai. Hetimet vijojnë për të zbardhur rolin e tyre dhe lidhjet e mundshme me pjesëtarë të tjerë të organizatës kriminale. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Agjentët e Njësisë Qendrore Operative (UCO) të Gardës Civile...