Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore
Hyjnë në fuqi ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, të cilat prekin mënyrën e organizimit të strukturave drejtuese, emërimet në nivelet drejtuese të policisë, strukturën e Postës së Policisë, si dhe sistemin e gradave. Një nga ndryshimet kryesore lidhet me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Me ligjin e ri, pas përfundimit të detyrës, ai mund të rikthehet në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, por nuk mund të riemërohet në postin e Drejtorit të Përgjithshëm. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ky parashikim ndryshon nga ligji i mëparshëm, i cili përcaktonte që Drejtori i Përgjithshëm, pas përfundimit të mandatit, nuk mund të rikthehej në strukturat drejtuese dhe mund të angazhohej vetëm në rolin e këshilltarit. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm...
Burimi:
sot.com.al