Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë: Ne do të mbetemi bashki!

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë: Ne do të mbetemi bashki!

Reforma Territoriale, e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Dimal dhe bashkimin e saj me Bashkinë Berat, ka nxjerrë sërish në protestë banorët e Dimalit. Me moton “Dimali mbetet Dimal. Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet”, banorët kanë kërkuar që qeveria të mos e prekë Bashkinë Dimal dhe të tërheqë propozimin për shkrirjen e saj. “Dimali nuk duhet të preket. Dimali do të mbetet bashki”, shprehen banorët. Sipas tyre, Dimali është një zonë me histori, tradita dhe potencial të rëndësishëm ekonomik. Banorët e lidhin historinë e saj me periudha të hershme, duke theksuar rëndësinë që ka pasur ndër vite. Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama të mos e prekë Bashkinë Dimal, emri i së cilës, sipas tyre, u ndryshua në vitin 2015, nga Urë Vajgurore...