Situatë e vështirë në Drenie të Mallakastrës, zjarri po përparon drejt fshatrave të Patosit
Situata në fshatin Drenie është rënduar ndjeshëm mëngjesin e sotëm, pasi zjarri është riaktivizuar dhe flakët kanë nisur të përhapen në një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Zjarri, i cili gjatë orëve të mëparshme ishte vënë nën kontroll në disa vatra, është rindezur në orët e para të mëngjesit. Flakët janë afruar me fshatin Drenie, kanë kaluar rrugën dhe kanë hyrë në territorin e Gjinoiqarës, në Bashkinë Patos, duke e bërë edhe më të vështirë situatën. ‘Janë vatra të mëdha zjarri, të cilat po marrin përmasa të mëdha. Zjarri ka përfshirë një masiv pyjor me pisha të vjetra disa dhjetëra vjeçare’ informon nga terreni gazetari i Syrit, Xhemil Beharaj. Kjo ka bërë që në Drenie të mbërrijnë forca shtesë zjarrfikëse nga Albpetroli, Patosi dhe Fieri, si...
Burimi:
syri.net