Tedi Blushi takim me kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, mesazh Ramës: S’mund të vendosësh fatin e një komuniteti!
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një vizitë në Fushë-Arrëz, ku ka shprehur kundërshtimin ndaj çdo përpjekjeje që, sipas tij, synon lënien në harresë apo ndryshimin e statusit administrativ të kësaj zone. Në një deklaratë pas takimit me kryetarin e Bashkisë Fushë-Arrëz, Hil Curri, Blushi e cilësoi këtë zonë si një prej trevave më të rëndësishme të veriut të Shqipërisë, duke vlerësuar historinë, traditat dhe potencialin e saj për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale. Blushi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ndjek politika që rrezikojnë shpopullimin dhe dobësimin e zonave të veriut. “Fushë-Arrëzi nuk është thjesht një emër në hartë. Është histori, është identitet, është vendi i njerëzve që kanë lindur, jetuar dhe sakrifikuar këtu”, deklaroi Blushi....
Burimi:
sot.com.al