Tërmeti i fuqishëm në Kolumbi, mjeku shpëton dy foshnja dhe bëhet simbol i guximit
Mes panikut dhe kaosit të shkaktuar nga tërmeti me magnitudë 7.4 në Kolumbi, një pediatër është kthyer në figurën e guximit dhe përkushtimit. Herman Somoyar, mjek pediatër në Klinikën Pan-Amerikane në Apartadó, në rajonin e Antioquias, u fotografua duke mbajtur në krahë dy foshnja të porsalindura, ndërsa ndërtesa lëkundej fuqishëm nga tërmeti. Somoyar ndodhej në detyrë në repartin e pediatrisë kur nisën lëkundjet. Në fillim ai mendoi se bëhej fjalë për një tërmet të shkurtër, por situata u përkeqësua ndërsa lëkundjet u forcuan. Pacientët dhe stafi nisën evakuimin me shpejtësi, ndërsa pediatri vendosi të qëndronte pranë pacientëve më të brishtë. Ai mori në krahë dy të porsalindurit dhe i mbrojti gjatë momentit të emergjencës, ndërsa pjesa tjetër e personelit përpiqej të menaxhonte situatën. Pamjet e...
Burimi:
syri.net