“Pasuria publike nuk është pronë e qeverisë”/ Denoncimi i PD: Rama jep 88.5 hektarë pasuri shtetërore për…

“Pasuria publike nuk është pronë e qeverisë”/ Denoncimi i PD: Rama jep 88.5 hektarë pasuri shtetërore për…

Partia Demokratike ka denoncuar procedurën e ndjekur nga qeveria për projektin “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone”, duke pretenduar se rreth 88.5 hektarë pasuri shtetërore janë vënë në dispozicion të një subjekti privat me tarifën 1 euro/kontrata dhe se zhvilluesi është përzgjedhur përmes një procedure jo konkurruese. Deklarata është bërë nga Sekretarja për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit në PD, Endira Bushati, e cila kërkoi transparencë për mënyrën se si është administruar kjo pasuri publike. Sipas Bushatit, më 11 shkurt 2026, Komiteti i Investimeve Strategjike i dha kompanisë “RAMS Albania” sh.p.k. statusin “Investim/Investitor Strategjik” për një projekt me vlerë të deklaruar 100 milionë dollarë dhe me sipërfaqe totale rreth 158.2 hektarë. PD pretendon se në vendimin e KIS ishte evidentuar nevoja për përditësimin dhe saktësimin...