Aksident në Milot-Rrëshen, makina del nga rruga, plagosen dy persona

Aksident në Milot-Rrëshen, makina del nga rruga, plagosen dy persona

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Milot-Rrëshen, në Lezhë. Rreth orës 08:35, një 25-vjeçar nga Kosova, me inicialet P. S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, duke dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer. Të dy janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Njoftimi i Policisë: Lezhë/ Rreth orës 08:35, në aksin rrugor “Milot-Rrëshen”, shtetasi kosovar P. S., 25 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe, si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer, të...