“Po përpiqesha ta fikja zjarrin”/ 74-vjeçari mohon përfshirjen në flakët e Krujës
74-vjeçari Qemal Berhami, i ndaluar nga policia nën dyshimin se mund të kishte lidhje me zjarrin që përfshiu një zonë të Krujës, është liruar disa orë më vonë me urdhër të Prokurorisë. Sipas dëshmisë së zbardhur nga gazetarja Anila Hoxha, Berhami ka mohuar të ketë shkaktuar zjarrin dhe ka deklaruar se, pasi ka parë flakët pranë banesës së tij, ka marrë një zorrë uji dhe është përpjekur t’i shuajë. Në fashikujt e Prokurorisë, ndalimi është cilësuar i paligjshëm, pasi sipas organit të akuzës nuk kishte prova që e implikonin 74-vjeçarin në shkaktimin e zjarrit. Gjithashtu, Prokuroria nuk ishte njoftuar për ndalimin e tij, ndërsa Berhami rezulton të ketë bashkëpunuar me autoritetet. Në dëshminë e tij, i moshuari ka dhënë edhe një detaj që, sipas tij,...
Burimi:
ntv.al