Aksident në aksin Delvinë-Sarandë/ Autobusi përplas një 65-vjeçar, niset me helikopter drejt Traumës
Një aksident trafiku me një të plagosur rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në aksin nacional Delvinë-Sarandë. Ngjarja ndodhi në kthesën për në fshatin Bajkaj, pranë një pike karburanti, ku autobusi i linjës Delvinë-Sarandë, ka përplasur 65-vjeçarin Agim Vocka, banor i fshatit Bajkaj, i cili po lëvizte në këmbë. Pas aksidentit, drejtuesi i autobusit fillimisht është larguar nga vendngjarja, por është kapur më vonë nga shërbimet e Policisë së Delvinës. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor Sarandë, të cilat po hetojnë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Nga testi i alkoolit rezultoi se drejtuesi i autobusit nuk kishte konsumuar alkool, me nivel 0.00 mg/l. I plagosuri është transportuar fillimisht me ambulancë drejt spitalit të Sarandës. Sipas bluzave të bardha, gjendja e 65-vjeçarit...
Burimi:
sot.com.al