Përplasen makinat në Levan-Telelenë, dy të plagosur transportohen me urgjencë në spital
Një tjetër aksident rrugor është regjistruar në qarkun e Fierit, vetëm pak kohë pas një tjetër përplasjeje. Ngjarja ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, pranë fshatit Varibop, ku dy automjete janë përplasur fort me njëri-tjetrin. Në aksident janë përfshirë një “Audi” dhe një “Mercedes-Benz”, ndërsa nga përplasja njëri prej automjeteve ka përfunduar brenda ambienteve të një pike karburanti Si pasojë e aksidentit, dy persona që udhëtonin në automjetin “Audi” kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Ky është aksidenti i dytë i regjistruar në qarkun e Fierit brenda një ore. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com