Zjarri përfshin një zonë të banuar në Orenjë të Librazhdit, evitohet djegia e banesave dhe e shkollës së mesme
Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së hënës një zonë të banuar në fshatin Orenjë, në Njësinë Administrative Orenjë të Bashkisë Librazhd, duke vënë në rrezik të paktën një banesë private dhe godinën e Shkollës së Mesme të Bashkuar të zonës. Flakët u përhapën me shpejtësi në një sipërfaqe me barishte, shkurre dhe bimësi, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët, veçanërisht për shkak të afërsisë me banesat dhe institucionin arsimor. Menjëherë pas marrjes së informacionit për rënien e zjarrit, strukturat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) në Librazhd u mobilizuan për ndërhyrje. Në operacion u angazhuan dy mjete zjarrfikëse dhe gjashtë efektivë, të cilët ndërhynë për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur zonën e banuar. Në ndihmë...
Burimi:
sot.com.al