Shqiptarët mblodhën 160 mijë euro për fëmijën e tij, Altin Hila: Qytetarët po ndihmojnë familjet në nevojë! Po shteti ku është?!

Shqiptarët mblodhën 160 mijë euro për fëmijën e tij, Altin Hila: Qytetarët po ndihmojnë familjet në nevojë! Po shteti ku është?!

Altin Hila, i cili ka protestuar bashkë me fëmijën e tij të paralizuar, i falënderoi qytetarët shqiptarë për ndihmën e dhënë  ndaj familjes së tij. Nga sheshi përpara Kryeministrisë, ai i falënderoi qytetarët, të cilët mblodhën përmes një fushate në GoFundMe, 160 mijë euro, duke thënë se ata i kishin rregulluar jetën e familjes së tij. Ai theksoi se qytetarët po ndihmojnë familjet në nevojë, ndërsa shtoi pyetjen se ku ndodhet shteti në raste të tilla, që mbledh taksat e qytetarëve dhe i vjedh. “Falënderoj të gjithë shqiptarët që kanë mbledhur 160 mijë euro për familjen time. Më keni rregulluar jetën mua dhe fëmijës tim. Shqiptarët kanë dhënë për familjet në nevojë. Shteti ku është, që e ka për detyrë, por vjedh lekët dhe nuk...