“S’na e ka fajin Europa, por këta brenda”/ Protestuesi nga Dibra: Vendi im është shpopulluar

“S’na e ka fajin Europa, por këta brenda”/ Protestuesi nga Dibra: Vendi im është shpopulluar

Një protestues nga Dibra, i pranishëm në protestën para Kryeministrisë, u shpreh kritik ndaj situatës në vend, duke theksuar se problemet e Shqipërisë nuk mund të shihen vetëm nga Tirana. “Dibra është Shqipëria. Nuk është Tirana Shqipëria”, tha ai, duke sjellë në vëmendje situatën në zonat e thella të vendit dhe largimin e banorëve. Protestuesi akuzoi politikën shqiptare për dëmtimin e mjedisit dhe shkatërrimin e pasurive natyrore, duke fajësuar si Edi Ramën, ashtu edhe Sali Berishën për gjendjen e krijuar. Ai tha se ka jetuar për vite në emigracion, por sipas tij, e njeh situatën në Shqipëri dhe shqetësimet që përballen qytetarët. “Kanë prerë pyjet, kanë shkatërruar lumenjtë. Rama dhe Berisha, të dy janë fajtorë”, u shpreh protestuesi. Duke folur për marrëdhëniet me Bashkimin Evropian,...