“Ndryshimi është në shesh”/ Protestuesi, në shesh: Arrestoni Ramën dhe Ballukun
Një i ri që mori fjalën në protestën para Kryeministrisë kërkoi arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, duke bërë thirrje për një Shqipëri ku zyrtarët të japin llogari përpara ligjit. “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun. Dashuria për Shqipërinë është që të jemi këtu. Na duhet një Shqipëri ku kryeministri, ministri, deputeti e dinë mirë që pushteti nuk është pronë, por ia ka besuar ky popull. Ne kërkojmë institucione, jo mbi ligjin, duam transparencë për paratë tona. Ne nuk kërkojmë të zëvendësojmë një të paprekshëm me një tjetër, por mos të ketë më të paprekshëm para ligjit. Ne kemi harruar se si qeveriset Shqipëria. Ne duam një Shqipëri të re. Jo vetëm me njerëz të rinj, por me njerëz të rinj në mendësi. Unë...
Burimi:
sot.com.al