Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët
Është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit mbi lagjen Abaze në Krujë, në afërsi të vendit të quajtur Kroi i Madh. Edhe pse prej 4 ditësh në këtë zonë është punuar me të gjitha mjetet, nga ajri e nga toka dhe disa herë është menduar se zjarri është fikur totalisht, trashësia e humusit në këtë zonë është mjaft e madhe, duke ruajtur brenda prush. Duke u ndihmuar edhe nga era, kjo bën që vatra e zjarrit të riaktivizohet. Ndërkohë vijon puna për shuarjen e plotë të flakëve, ndërkohë që raportohet se flakët janë disa qindra metra larg banesave, duke mos i rrezikuar aktualisht ato.
Burimi:
javanews.al