Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri në vend. Nga këto, 8 mbeten ende aktive. Për përballimin e situatës janë angazhuar 26 automjete zjarrfikëse, 310 forca operacionale, 103 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë të Forcës Ajrore dhe 2 avionë “Air Tractor”. Në Dajt, zjarri është riaktivizuar mbi tunelet e Qafë Mollës. Në zonë po punojnë forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e ADZM-së, të mbështetur edhe nga një helikopter i Forcave të Armatosura. Në Priskë të Madhe, ndërhyrja vijon me 4 automjete zjarrfikëse dhe 15 efektivë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk ka rrezik për banesat. Një tjetër vatër aktive është në Drenie, në bashkinë Patos, ku zjarri është riaktivizuar në thellësi të pyllit. Në terren...