Sarandë/ Turisti bën aksident, shikoni si përfundoi makina
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën e Pestë të qytetit të Sarandës. Për fat të mirë, ngjarja nuk ka shkaktuar persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Një automjet tip Volkswagen, me drejtues shtetasin e huaj Essah Alhajri, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet të parkuar me targë IPB 7032. Nga përplasja, automjeti i parkuar është spostuar dhe ka goditur një tjetër mjet me targë AA 269 SJ. Si pasojë e aksidentit, mjetet kanë pësuar dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Drejtuesit të Volkswagen-it i është kryer testi i alkoolit, i cili ka rezultuar negativ. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet procedurale për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë...
Burimi:
syri.net